Prokurori Bledar Valikaj ka firmosur sot 8 urdhër arreste për zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor ndërsa mësohet se njëri prej tyre është ende në kërkim.
Sipas dosjes së Prokurorisë mësohet se një një shtetase është paraqitur në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor për tu interesuar mbi rinovimin e dokumentacionit të automjeit të saj dhe një nga zyrtaret i ka sugjeruar të vishte makinën me xhama të zinj.
Punonjësja i kërkon rryshfet në mënyrë që të siguronte që xhamat e makinës së shoferes të ishin më të errësuar se sa e lejon ligji. Në pranga është vënë dhe një mjek familjeje bashkë me zyrtarët e drejtorisë nën akuzën e marrjes së parave për xhamat e zinj të makinave.
– Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal.
– Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
– Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
– Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
– Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.