8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Familja e Artan Lames ndan mesazhin prekës të Yuri Kim: “Ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë”

Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, familja e publicistit dhe ish-drejtuesit të ALUIZNI-t, Artan Lame, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe dashurinë që kanë marrë gjatë ditëve të dhimbshme pas ndarjes së tij nga jeta.

Mes qindra mesazheve dhe përqafimeve, familja ka veçuar mesazhin e ish-Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka ndarë fjalë prekëse për Lamen:

“Ai ishte një njeri vërtet unik: i pasionuar pas artefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhjen e problemeve historike, por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”

Në postimin e saj, familja Lame shkruan:

“Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin. Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij. Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.”

Figura e Artan Lames ka lënë një gjurmë të thellë në jetën publike shqiptare – si publicist, intelektual dhe një njeri që e përqafoi historinë për të ndërtuar të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...