Pas debatit mes Mirit dhe Mateos në Big Brother VIP Albania, familjarët e banorit të fundit kanë dalë me një reagim publik, duke shprehur shqetësimin e tyre për deklaratën e përdorur nga Miri.
Sipas tyre, shprehja “jashtë do merremi vesh” përbën një kërcënim jo vetëm për Mateon, por edhe për familjarët e tij. Ata theksojnë se, pavarësisht emocioneve dhe debateve brenda shtëpisë, disa kufij nuk duhet të tejkalohen.
Familjarët kërkojnë që respekti dhe siguria e çdo banori të ruhen, të mos normalizohen deklaratat kërcënuese dhe të jepet një shembull pozitiv për publikun.






