7.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

Fatmir Mediu: “Ky nuk është fund i parlamentarizmit, por fund i sjelljes njerëzore”

Deputeti i Partisë Partia Republikane e Shqipërisë, Fatmir Mediu, reagoi pas debatit të ndezur në Kuvend ku kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përdori gjuhë vulgare dhe denigruese ndaj deputetes Albana Vokshi.

Mediu e cilësoi incidentin si fyerje ndaj një zonje dhe nëne shqiptare, duke theksuar se qëllimi i këtij denigrimi ishte të largonte vëmendjen nga çështjet e krimit dhe korrupsionit:

“Turp, ky nuk është fund i parlamentarizmit, por është fund i sjelljes njerëzore. Balla nuk ka fyer dhe dhunuar thjeshtë vetëm një deputete të opozitës, por një zonjë dhe nënë. Nënat dhe zonjat shqiptare.
Të shash dhe të fyesh një zonjë ke sharë dhe fyer nënën tënde, motrën dhe vajzën tënde.
I kërkoj Kryetarit të Kuvendit dhe gjithë deputetëve ta vendosin vehten në vend të zonjës Vokshi, të shkojnë dhe të pyesin familjarët e tyre se si do ndiheshin në një rast të tillë për të kuptuar sa e rëndë është dhe sa poshtë ka rënë ky parlament.
Denigrimi i parlamentit në këtë nivel nuk ndodh as në një vend të botës së tretë dhe jo më në një vend anëtar i NATOs që do ti bashkohet BE.”

Reagimi i Mediut pasqyron shqetësimin për degradimin e debatit parlamentar dhe mungesën e respektit ndaj grave në institucionet politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Skandali me Stacionet e Plazhit në Vlorë: Si po tentohet tjetërsimi i vendimeve të...

0
Situata e fundit në Bashkinë e Vlorës lidhur me menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2026 nuk përbën thjesht një debat administrativ, por...

Italia mbyll përkohësisht ambasadën në Teheran, stafi zhvendoset në Baku

0
Për shkak të tensioneve të rritura në Iran, Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Ministri i Jashtëm italian, Antonio...

Trump: “Nuk jam i shqetësuar për çmimet e naftës, prioritet është operacioni ndaj Iranit”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sot se nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, pavarësisht pasojave të...

Operacioni SHBA-Izrael ndaj Iranit: Vrasja e Khameneit dhe sulmet masive, por rreziku rajonal vazhdon

0
Një operacion i koordinuar i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka goditur Iranin mes datave 27-28 shkurt 2026, duke shënuar një nga fazat më...

Kosova: Seanca për zgjedhjen e presidentit dështoi për mungesë kuorumi

0
Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua mbrëmjen e së enjtes (05.03.), dështoi zgjedhja e presidentit për shkak...