29.5 C
Tiranë
Wednesday, July 30, 2025
spot_img

Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’: ‘Nuk ka asnjë provë që të më implikojë

Sot është mbajtur seanca për çështjen “Gërdeci”, ku ish-ministri Fatmir Mediu tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët dhe e më pas ai. Për mediat, Fatmir Mediu tha nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë.

Mediu është shprehur se do të jetë në dispozicion që të përgjigjet në fund të këtij procesi.

“Pyetja e dëshmitareve duhet të çojë të vërtetën deri në fund. SPAK kishte kohë 2 vite jo vetëm të pyeste por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme të prokurorisë. Në fund të procesit, është mirë që të ketë argumente shkresore.

Është manipuluar, pasi në gjithë këto seanca gjyqësore për këdo që do të mësojë të vërtetën ka dalë të artë se nuk ka asnjë falje të vetme jo më fakt që të implikojë ministrin”, tha Fatmir Mediu.

Pyetje: Pse kërkoni që letër porosia të bëhet me video konferencë?

Mediu: Nuk e kërkuam vetëm ne, por edhe familjarët. Kjo është më e mirë rrugë e mundshme sepse e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve dhe në reflektim gjatë procesit për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Dua të theksoj një fakt që nëse duan të vërteten, e vërteta del nëpërmjet ballafaqimit. Ajo që shikoj është dëshira për të mos marrë në konsideratë, qoftë edhe nga dëshmitarë të Prokurorisë, dëshmi që ata kanë bërë në procesin e hetimit, në një kohë që duhet të ishte interesi i kundër.

Mendoj që pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAK që kanë qenë në Gërdec do të ishte me plotë nëse ne do të dilnim gjatë këtij procesi nëpërmjet videokonferencës dhe do të bënim pyetje për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja:...

0
Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të...

Horoskopi ditor, e Martë, 29 Korrik 2025

0
♈ Dashi Shpreheni drejtpërdrejt dhe kërkoni qartësi në marrëdhënie. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë heshtur. Sinqeriteti ju udhëheq përpara.   ⸻ ♉ Demi Fokusohuni në...

Parashikimi i motit, e Martë, 29 Korrik 2025

0
Në shumë zona të vendit, sidomos në veri dhe qendër, priten reshje të shkurtra shiu me stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë...

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...