11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fatmir Xhafaj flet për procesin e vetingut: “I pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së! Përse u vonua 5 vite procesi i Vettingut?”

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë edhe kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, ka shprehur rezervat e tij dhe pakënaqësinë për ritmin e punës së KPK dhe ONM, në lidhje me procesin e vetingut.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Fatmir Xhafaj, theksoi se Vettingu është bazamenti i Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se Vettingu është një zgjidhje Kushtetuese e dakordësuar nga të gjitha palët në vend, ndërsa u shpreh i pakëqnaur për ecurinë e KPK-së dhe ONM-së.

Xhafaj kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut.

“Çështja që vjen sot këtu shtron për zgjidhje vazhdimin e procesit të Vettingut përmes KPK-së dhe Komisionerit Publik dhe çështjen e afateve të kësaj veprimtarie. Kushtetuta sot që flasim e ka zgjidhjen, ligjvënësi e ka parashikuar edhe opsionin kur do të përfundonte afati. Për një moment dikush mund të ketë argumente të forta, por si mund të mos jetë i përfshirë Euralis. Euralis është misioni që ka insistuar që nga fillimi për Reformën në Drejtësi. Do të duhet të shprehet edhe për shkak se ka qenë në fillimin e këtij procesi. Do të duhet të jetë këtu të dëgjohet të japë komentet e veta. Euralis ka qenë ndër të tjera pjesë e këtij procesi.

Nuk besoj se është më domosdoshmëri të bëjmë dy diskutime, një në parim dhe një nen për nen, por të bëjmë një proces që të mos jetë formal sepse është i rëndësishëm për besueshmërinë e publikut. Ftoj kolegët që të mos e shohin si një proces formal, teknik, por si një proces vlerësimi dhe vendimmarrje që garanton standardet e këtij procesi edhe në vazhdim dhe që jep mundësi që atë konsensus që kishte në momentit e miratimin ta mund ta marrë në vijim me miratim e këtij amendamenti që po duam ta miratojmë”

Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.

Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.

Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.

Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalish jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.

Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? që mos vijmë prap pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?

Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?

Sot ka shumë diskutime për këtë cështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK.

Është rasti për ta diskutuar këtë e të themi kemi nevojë për instumente që e forcojnë këtë? ONM duhet të na e thotë se ky ka qenë dhe roli i përfshirjes së saj në këtë proces, u shpreh Xhafaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...