12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Fatos Nano do të jetë gjithmonë lider i Partisë Socialiste” – Elisa Spiropali për gjendjen e ish-kryeministrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, komentoi gjatë një interviste televizive gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke theksuar rolin e tij historik në politikën shqiptare.

“Fatos Nano është një lider që për ne socialistët do të jetë gjithmonë lider. Është një pjesë e historisë shqiptare, është një pjesë që shihet dhe është i pamohueshëm. Fatos Nano është një udhëheqës që bëri më të mirën e tij në një kohë të vështirë,” tha Spiropali.

Ajo shtoi se përvojat e saj jashtë vendit, gjatë kohës që Nano ishte larguar nga qeverisja, e kanë ndihmuar ta kuptojë më mirë frymën liberale të Partisë Socialiste të asaj periudhe:
“Unë jam rikthyer pasi Fatos Nano ishte larguar nga qeverisja, pasi kam studiuar dhe jetuar në Kanada e Amerikë. Fryma liberale që ishte krijuar në PS binte ndesh me frymën e agresivitetit politik që ishte në atë kohë,” shpjegoi Spiropali.

Ministrja theksoi gjithashtu ndikimin e Nano-s në transformimin e Tiranës dhe në promovimin e ndarjes së pushtetit:
“Së bashku me transformimin e Tiranës, ky liberalizëm i Fatos Nanos dhe dëshirës për të ndarë pushtetin, ishin më së shumti që rrezatonin.”

Aktualisht, ish-kryeministri Nano ndodhet në gjendje kritike pas një ataku kardiorespirator, dhe po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion. Sipas mediave, mjekët e spitalit privat ku ai po trajtohet bëjnë të ditur se situata mbetet e rëndë. Problem kryesor konsiderohet rizgjimi i trurit, i cili ka pësuar dëmtime nga hypoksia e zgjatur gjatë arrestit kardiorespirator.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...