10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Faturat e papaguara të ndërmarrjeve të ujësjellësit, Ahmetaj: “Nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces që…

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur pyetjeve lidhur me borxhin apo faturat e papaguara të ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, Ahmetaj deklaroi se këto nuk janë borxhe të papaguara pasi sipas tij, janë punë në proces.

Numri dy i qeverisë shprehet se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm do të sjellë investime të mëdha në sektorin e ujit që do të balancojnë dhe pagesat me kontraktorët.

Ahmetaj thotë se në vitin 2022, kryeministri Rama do të prezantojë dhe reformën më të mëdha të ujit.

Përsa i përket pyetjes së parë, nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces që paguhen në raport me dorëzimin e faturave dhe pagesën e TVSH-së nga privatët. Me buxhetin e këtij viti, do të ketë gjithashtu pagesa shumë të mëdha për projektet e infrastrukturës rrugore dhe të ujit dhe më besoni që avancimi i punëve do jetë i përputhur me pagesat e dhe ato që u kemi kontraktorëve. Ministrja dhe kryeministri do paraqesin reformën e ujit. Buxheti i 2022 është më i madhi në buxhetin e Shqipërisë dhe do e quaja buxhetin e dixhitalizimit dhe shërbimit të qytetarëve, që nga tuneli i Llogarasë tek Skavica, hekurudha dhe porti i ri i Durrësit. Do jetë buxheti që fokusohet tek qytetari” – tha Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...