Të paktën gjashtë agjentë të FBI-së janë shkarkuar lidhur me hetimin e vitit 2022 mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti amerikan Donald Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Kontrolli u zhvillua në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida, ku dokumente nga Pentagon dhe CIA u gjetën në pronë private, në vend që të dorëzoheshin tek National Archives.
Shkarkimet, të kërkuara nga drejtori i FBI-së Cass Patel, kanë nxitur reagime të forta nga Shoqata e Agjentëve të FBI-së, e cila i konsideron një shkelje të të drejtës për proces të rregullt ligjor dhe kërcënuese për sigurinë e agjentëve.
Çështja penale ndaj Trump u rrëzua në korrik 2024 nga gjyqtarja federale Eileen Cannon, duke e konsideruar jokushtetues emërimin e ish-prokurorit special Jack Smith, dhe më pas u pushua pas rizgjedhjes së tij në 2024. Trump ka mohuar çdo shkelje dhe ka kritikuar shpesh hetimet e FBI-së si të politizuara.






