5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Festa e 7 Marsit, Begaj pret në Presidencë mësues në pension

Fjala e plotë Presidentit Begaj:

Sot, ndërsa qëndrojmë këtu së bashku, dua t’a nis me një fjalë të thjeshtë por të ngarkuar me emocione: Faleminderit!

Faleminderit që keni qenë dhe vazhdoni të jeni kolonat mbi të cilat u ndërtua dhe po rritet sistemi ynë arsimor. Ju, me përkushtimin, pasionin dhe dashurinë tuaj ndaj mësimdhënies, keni ndezur shkëndijat e kureshtjes dhe njohurisë në zemrat e shumë brezave. Historitë tuaja, përvojat dhe mësimet që keni ndarë, janë trashëgimi e çmuar që vijon të frymëzojë breza të tërë.

Në këtë udhëtim të gjatë dhe të ndërlikuar që quhet edukim dhe arsim, ju keni qenë jo thjesht mësues, por edhe edukatorë dhe mentorë për shumë nxënës që sot e kësaj dite ju kujtojnë me mirënjohje dhe dashuri. Roli juaj në formimin e karaktereve dhe në ndërtimin e një shoqërie të ditur dhe të përgjegjshme nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet.
Përmes përkushtimit tuaj, keni treguar se arsimi nuk është thjesht transmetim njohurish, por një mision i shenjtë për të përcjellë dijen dhe vlerat më të mira të popullit tonë – shqiptarinë.
Sot, më shumë se kurrë, nevojitet urtësia, përvoja dhe dashuria juaj për mësimdhënien. Ndërsa ndërtojmë një të ardhme arsimore që përpiqet të jetë gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe inovative, ne duhet të gjejmë frymëzim tek ju, te shembulli që jepni çdo ditë në kryrjen e misionit tuaj me sakrifica, por dhe dashuri për filizat e së ardhmes. Ju jeni dëshmia se mësuesit janë, në të vërtetë, ndërtuesit e së nesërmes.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë mbi themelet që keni vendosur, duke ruajtur vlerat tradicionale që na kanë orientuar deri këtu, por duke përqafuar edhe metodat dhe teknologjitë e reja që na çojnë përpara.

Në fund të ditës, ajo që na bashkon të gjithëve është dashuria për vendin dhe besimin në fuqinë e arsimit dhe përcjelljes së dijes nga brezi në brez për të ndryshuar jetë.

Ju i keni dhënë jetës suaj një qëllim të lartë, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat dhe mendjet e atyre që keni mësuar. Për këtë, ju do të mbaheni mend gjithmonë si krenari dhe heronj të shoqërisë sonë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...