5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Fier – Arrest me burg për 38-vjeçarin që kishte kthyer banesën në arsenal armësh

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Milasim Ramajn, 38 vjeç, i cili u arrestua më 11 tetor pasi kishte kthyer një banesë të pabanuar në lagjen “Kastriot” në magazinë armësh.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, ndërsa Ramaj u njoh sot me masën e sigurisë.

Sipas hetimeve, arrestimi i tij erdhi pas një denoncimi nga një emision investigativ, ku raportoheshte se një person posedonte pa leje armë zjarri. Pas lokalizimit, policia ndaloi Ramajn ndërsa lëvizte me automjet dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë pa leje dhe 3.500 euro në para cash.

Kontrolli më pas në ambientin e përdorur prej tij zbuloi një arsenal të vërtetë armësh, ku u sekuestruan:
• 10 armë zjarri automatike, 3 prej tyre të modifikuara me shënjestër optike e filet për silenciator,
• 2 pistoleta (një automatike),
• 2 silenciatorë,
• 9 karikatorë automatiku,
• 3 karikatorë pushke,
• 2 krehra pistolete,
• dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Sipas policisë, armët dhe municioni luftarak dyshohet se ruheshin nga Ramaj me qëllim shitjen tek grupe kriminale. Hetimet për origjinën dhe destinacionin e armëve vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...