7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Fier-Lushnjë/Arrestohen tre persona për zjarrvënie të qëllimshme, rrezikuan banesa dhe toka me bimësi të egër

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në zonat e Fierit dhe Lushnjës, pas veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së ngjarjeve.

Në Fier, 68-vjeçari Faik Buzi, banues në lagjen “Bishanak”, u kap në flagrancë duke ndezur zjarr pranë argjinaturës së lumit Gjanica. Ai dyshohet gjithashtu se ka shkaktuar tre vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Përhapja e flakëve nga era shkaktoi djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi të egër. Buzi kishte precedent penal për zjarrvënie dhe dhunë në familje.

Në Lushnjë, janë arrestuar dy persona të tjerë:
• Gëzim Hysi, 61 vjeç, nga lagjja “18 Tetori”, dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, duke përfshirë ish fushën e mbetjeve urbane, ku flakët rrezikuan banesa.
• Novruz Deneku, 62 vjeç, nga fshati Delisufaj, dyshohet se ndezi zjarr pranë banesës së tij, i cili u përhap në një territor të konsiderueshëm dhe rrezikoi banesa.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...