9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

FIFA reagon pas ndërprerjes së ndeshjes Shqipëri-Poloni/ “Zero tolerancë ndaj sjelljeve të neveritshme”

Shqipëria mesa duket nuk do ia hedh paq me episodin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fushën e lojës. Në minutën e 79-të sfida u ndërpre pas golit të shënuar nga Sviderski, pasi tifozët shqiptarë të pozicionuar mbas porte vërshuan një lumë me shishe drejt futbollistëve polak.

Gjyqtari Klermont Turpin vendosi të ndërpresë sfidën për 15 minuta, deri sa situata u qetësua dhe tifozët u paralajmëruan me ndërprerje përfundimtare të ndeshjes në qoftë se do të hidhej qoftë edhe një shishe. FIFA e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur.

‘’FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.

Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë dhe Hungaria pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.

opennews.all

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT