9.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

“Fillimi i një stine të re politike për Shqipërinë”/ Arben Ahmetaj mesazh falenderues ndaj votuesve: “Një falënderim të veçantë për të gjithë ata që na besuan”

Arben Ahmetaj, ministri në detyrë, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në rolin e zëvendësministrit për këtë mandat të tretë qeverisës, ka falënderuar për të gjithë elektoratin e tij dhe votuesit socialistë që e mbështetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmetaj flet për një stinë të re politike për Shqipërinë, ndërsa shton se ky mandat do të çojë para reformat e nisura bashkë me projektet.

Reagimi i Ahmetaj

Në fillimin e një stine të re politike për Shqipërinë, dua të ndaj një falënderim të veçantë për të gjithë votuesit që na besuan privilegjin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër më parë me një mandat të tretë radhazi, për të ndërtuar mbi reformat e nisura dhe çuar përpara projektin për Shqipërinë 2030 🇦🇱!
🌹Një falenderim i posaçëm nga zemra për 12,627 votues të Njësisë Nr. 4 në Tiranë që zgjodhën Partinë Socialiste dhe 11,287 votues të Tiranës që më besuan përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Mirënjohje për gjithësecilin prej jush, që me votën tuaj vendosët një gur më shumë në kantierin e reformave transformuese për të garantuar mirëqenie për të gjithë, modernizimin për zhvillim, një Shqipëri të fortë Europiane dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e të rinjtë e vendit tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...