5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Finalizohet Operacioni policor “Midnight”, arrestohen 2 persona për armëmbajtje dhe shpërndarje droge

 

Operativët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Midnight”, në kuadër të një aksioni për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, R. Z., 37 vjeç, dhe babai i tij, B. Z., 65 vjeç, banues në Tiranë. R. Z. u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa B. Z. u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas informacioneve nga Policia, gjatë një kontrolli në rrugën “Niko Avramo” në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga R. Z., ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Pas kësaj, u realizua një kontroll edhe në banesën e tij, ku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar e narkotikëve, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërkohë, babai i 37-vjeçarit, B. Z., ka tentuar të fshehë provat pasi ka parë shërbimet e Policisë, duke hedhur lëndën narkotike në lavaman dhe duke tentuar të hedhë armën e zjarrit nga ballkoni i banesës.

Materialet e çështjes janë kaluar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...