14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Finalizohet operacioni “Rezultati” në Tiranë, arrestohen 3 persona për lojëra fati

Tiranë – Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Rezultati”, duke goditur një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi” ku zhvilloheshin lojëra fati me makineta dhe celularë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre shtetas: M.D., 21 vjeç, administrator i lokalit, dhe dy klientë, A.Z., 24 vjeç dhe Xh.Gj., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokal, policia sekuestroi 5 makineta, 4 celularë dhe 50,000 lekë para të gatshme, ndërsa dy të arrestuarit u kapën duke luajtur në ambient.

Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, bazuar në informacionet e inteligjencës policore për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...