6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Finalizohet operacioni “Weekend”/ Arrestohen tre persona në Tiranë, një prej tyre italian

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”,  i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të grumbulluara për veprimtari të kundërligjshme në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit, pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u bë i mundur ekzekutimi i dy masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

Gehard Gaci, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale Marco Maraschio, 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi V. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...