10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Finalja e Champions League këtë sezon, Chelsea-Manchester City / Chelsea dominon Real Madrid

Chelsea-Manchester City është finalja e Champions League këtë sezon, duel që do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll. “Blutë e Londrës” fituan 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Real Madrid, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe falë rezultatit të përgjithshëm 3-1.

Ndeshje perfekte e djemve të Thomas Tuchel dhe dominim absolut ndaj kampionëve të Spanjës. Francezi Mendy kreu dy pritje të bukura ndaj Karim Benzema në pjesën e parë, teksa vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë.

Aksion model i Chelsea, traversë e Kai Havertz, teksa topi u përplas në traversë dhe aty përfitoi Timo Werner, i cili s’e pati të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Ekipi londinez në formë fantastike dhe rastet për golin e dytë nuk munguan. 1-0 pjesa e parë dhe skuadrat në pushim.

Teksa pritej reagimi i ekipit të Zinedine Zidane, Chelsea mori iniciativën, mbyti kundërshtarët më presing dhe u shfaq disa herë e rrezikshme përpara portës kundërshtare. Havertz goditi sërish traversën, ndërsa të pafat ishin Ngolo Kante, Timo Werner, Christian Pulisic dhe Mason Mount.

Gjithsesi, ky i fundit mbylli llogaritë e kualifikimit në minutën e 85-të. Rikuperim i Kante ndaj Modric, asist i amerikanit Pulisic dhe finalizim i thjeshtë i talentit anglez. Tuchel dhe stafi teknik në festë dhe Chelsea në finale.

Kjo është hera e tretë që ekipi ishullor siguron kualifikimin në finalen e Champions League. Hera e parë ndodhi në vitin 2008 (humbi me penallti ndaj Manchester United), teksa katër vite më pas mposhti me penallti Bayern Munchen në një nga finalet më dramatike në histori.

Sukses i madh edhe për Thomas Tuchel. Trajneri gjerman mori drejtimin e ekipit në janar dhe ia ka dalë t’i dhurojë një futboll të bukur dhe rezultate pozitive. Hera e dytë radhazi në finalen e Champions për të, pas asaj të sezonit të kaluar me PSG-në.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...