Gazeta britanike “Financial Times” i ka dedikuar një artikull marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke e vënë theksin tek përpjekjet dhe ndikimi i ndërkombëtarëve. Shkrimi fillon duke kujtuar entuziazmin e politikanëve veteranë, përfshirë Visar Ymerit, një ish-lider i partisë udhëheqëse në Kosovë, pas takimit të 18 marsit, deri tek takimi i 2 majit.
“Pushtimi rus i Ukrainës rrëzoi një dritë të re mbi Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dominon. SHBA ka frikë se ndikimi i Serbisë në rajon mund të shkaktojë që çfarëdo destabilizimi të metastazojë”, shkruan “Financial Times”, duke përmendur përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë. “Franca, dikur e përmbajtur rreth zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, ndërroi marshin dhe iu bashkua Gjermanisë për një tandem të fuqishëm diplomatik që do të shtynte procesin krahas BE-së dhe SHBA-së”, shkruan më tej gazeta, duke theksuar se përpjekjet disi-disi kanë dështuar.
“Rusia e ka fituar Serbinë pjesërisht duke mbështetur Beogradin në forume ndërkombëtare si OKB”, vazhdon shkrimi, duke shtuar se situata është përkeqësuar edhe nga bojkoti i zgjedhjeve në veri. Jovana Radosavljevic, drejtoreshë ekzekutive në Iniciativa e Re Shoqërore thotë se “ndërkombëtarët kafshuan më shumë ç’mund të përtypin”. “Brukseli po kërkon të lidhë duart e Vuçiçit, duke shtuar premtimet e Ohrit në listën e gjatë të momenteve të pranimit në BE.
Pa normalizimin e lidhjeve me Kosovën, Serbia ndoshta nuk do ta fitojë kurrë anëtarësimin në bllok”, shkruan FT. Artikulli mbyllet duke shkruar se kthimi i Serbisë në një vend pro-perëndimor dhe larg Rusisë, do t’ia bëjë më të lehtë punën Kosovës ndaj ajo nuk duhet ta pengojë këtë proces.