16.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

“Financimet ruse në PD, fakt!”/ Rama: “Të jeni të sigurt se do dëgjoni akoma gjëra të tjera”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se financimet ruse në PD është fakt, ndërsa akuzoi prokurorinë se nuk ka bërë asgjë deri më tani për këtë çështje.

Në një komunikim online ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe qytetarëve, Rama tha se duhet të gjenden ata shqiptarë të diasporës për të shpëtuar vatanin që sollën

“Për ça do flas unë me sekretarin e Shtetit për financimet ruse në PD? Këtë ju e dini. Për ça ju duhet juve sekretari i shtetit? PD ka qenë një e tërë. Financimet ruse jua kanë vënë gjoksin të gjithë. A i keni ata që flasin sot dhe po na dalin si antirusë më shumë se amerikanët. A e keni dëgjuar ju që amerikanët ju kanë vënë dosjen përpara dhe ata kanë thënë se; është trillim. A se keni parë se ambasadorja është sulmuar nga të karta anët. Financimet ruse janë fakt, duhet të ishin zbardhur he ndëshkuar me kohë. Financimet ruse nuk janë bërë thjesht nga një person. Janë bërë bashkë. Të jeni të sigurt se do dëgjoni akoma gjëra të tjera. Por që të më thoni mua a duhet ta marr unë Sekretarin e Shteti? Po ça ti them? Ti them se prokuroria shqiptare s’ka bërë asgjë. Dhe si do ja bëjmë kësaj pune? Ai është fakt. Keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për diasporën shqiptare që u mblodh për të shpëtuar vatanin dhe i dërgoi pa emra. Gjejini ata shqiptarët që janë mbledhur për të shpëtuar vatanin në amerikanë dhe kanë sjellë me çantë 500 mijë dollarë. Gjejini ata. Oh Zot!”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...