14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

“Financimet ruse, nuk është një temë e re dikur na përqeshnit”, Rama ia le drejtësisë të merret me këtë çështje

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në lidhje me financimet ruse në politikën shqiptare. Rama kujtoi se kur socialistët e ngritën këtë temë ato u përqeshën ndërsa shtoi se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje.

Rama: PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës. Dua tju rikujtoj që po e trajtoni me të drejtë këtë temë pas një publikimi të bërë nga SHBA.

Nuk është një temë e re. Kur e kemi ngritur shumë prej jush, përfshirë edhe ata që hidhen përpjetë se e konsiderojnë si një gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur, askush përvec nesh nuk u thellua, ka qenë një përqeshje e madhe. Ishte një front i bashkuar politik dhe mediatik për ta mohuar me të qeshur këtë cështje. Ja ku jemi sot.

Këtë pyetje nuk keni pse ma drejtoni mua por prokurorisë, drejtësisë, se politika ka bërë zgjedhjet e veta. Drejtësia e ka trajtuar këtë cështje dhe nuk i ka dhënë kurrë përgjigje. Është për të ardhur keq që sot janë të skandalizuar, sepse duhet të bënin detyrën e tyre. Nuk duhet të skërmisnin dhëmbët dhe të përqeshin cdo gjë që ne themi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...