Manchester United shënoi një fitore të rëndësishme në Premier Ligë pasi mundi Chelsea-n me rezultatin 2-1 në javën e 15-të. Edhe pse Bruno Fernandes humbi një penallti në minutën e nëntë, Scott McTominay dhe golat e tij në minutat e 19 dhe 69 siguruan fitoren për United.
Armando Broja, sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, u fut në lojë në minutën e 77, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes. Pas kësaj fitore, Manchester United ka mbledhur 27 pikë, ndërsa Chelsea mbetet me 19 pikë në renditje.
Në të njëjtën kohë, Manchester City fitoi kundër Aston Villa-s me golin e shënuar nga Bailey në minutën e 74, ndërsa Liverpuli triumfoi jashtë fushe kundër Sheffiled United me rezultatin 2-0.