10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë!” – Berisha nga Berati: 11 Maji është dita e ndarjes me një të keqe të madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi pasditen e së hënës një miting madhështor në qytetin e Beratit, ku iu drejtua qytetarëve me një thirrje të fortë për vendimin historik që i pret më 11 maj.

Në një fjalim të mbushur me emocione, Berisha theksoi se “fitorja e 11 Majit është fitorja juaj, fitorja e çdo qytetari shqiptar, fitorja e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.”

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Beratit, Kuçovës, Skraparit, Dimalit, të të gjithë këtij qarku, në këtë shesh, kudo që jeni në Berat, në Shqipëri dhe në diasporë. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për mbështetjen tuaj, për energjinë, entuziazmin, optimizmin që ju i dhatë kësaj fushate. Për shpresën që mbollët çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë anembanë Beratit,” – tha Berisha.

Ai falënderoi aleatët e tij politikë, ndër ta kryetarin e PR-së Fatmir Mediu dhe përfaqësuesin ndërkombëtar Filip Grifin, duke theksuar lidhjet me kampin republikan në SHBA dhe përvojën e strategëve të fushatës së Presidentit Donald Trump.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votim, duke e cilësuar këtë si një betejë për të ardhmen:

“Me 11 maj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë ftohen në një vendim historik, për t’u ndarë me një të keqe të madhe.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...