12.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

“Fituesi dihet që është Stenaldo” – Elton Tozaj i bindur për rezultatin e “Big Brother VIP 5” vetëm 27 ditë pas nisjes

Edhe pse kanë kaluar vetëm 27 ditë nga nisja e “Big Brother VIP Albania 5” dhe finalja e madhe është ende larg, për gazetarin Elton Tozaj gara duket se ka tashmë një fitues të padiskutueshëm.

Mes debateve të forta, dinamikave të shumta dhe lojës që po zhvillohet çdo ditë brenda shtëpisë, Tozaj ka veçuar një emër të vetëm, duke deklaruar hapur se fitorja, sipas tij, është e sigurt për Stenaldo Mëhillin.

Gjatë një interviste të fundit, gazetari nuk la vend për dilema, duke e vlerësuar maksimalisht banorin që surprizoi publikun që në hyrje, për shkak të historisë së tij të veçantë dhe faktit se është i verbër.

“Fituesi dihet që është Stenaldo, patjetër. Stenaldo është super personazh. Është një njeri që studion çdo lloj gjëje dhe ta mendosh që është i verbër,” u shpreh Tozaj.

Ai theksoi se përtej karakterit dhe qasjes së tij në lojë, Stenaldo përfaqëson një rast unik jo vetëm për edicionin shqiptar, por edhe në nivel ndërkombëtar.

“Stenaldo është i vetmi njeri i verbër konkurrent, i vetmi i verbër që ka hyrë në çdo Big Brother në botë,” shtoi gazetari.

Deklarata e fortë e Tozajt pritet të ndezë debate mes ndjekësve të reality show-t, në një kohë kur loja është ende në fazat e para dhe dinamika mes banorëve mbetet e paparashikueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shehut: “U ndamë vetëm 20 minuta para vrasjes së Çajup...

0
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, rival i kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare, është zbardhur dëshmia e Elvis...

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...