11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Fituesit në Administratën Publike: Belinda Balluku shtrin tentakulat kudo

Pasi ka vendosur në thundrën dhe komandën e saj shumicën e ministrive, zv/kryeministrja Belinda Balluku duket se po shtrin “duart” (tentakulat) edhe tek Administrata Publike. Ministrat e rinj, si Pirro Vengu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj, thuhet se janë “ushtarë” të Belinda Ballukut. Kjo e fundit tani dyshohet se po paracakton edhe fituesit e Statusit të Nënpunësit Civil. Aleks Marku, shef i kabinetit të Pirro Vengut, thuhet se do të emërohet si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, Ermal Nufi, shef i kabinetit të Ballukut në cilësinë e zv/kryeministres, pritet të graduahet dhe të emërohet në një post të rëndësishëm.

Këto zhvillime sugjerojnë një kapje të mundshme të administratës, duke e bërë situatën më të komplikuar. Në këtë kontekst, Departamenti i Administratës Publike ka shpallur rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin e drejtpërdrejtë në trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (TND). Në përputhje me Kreun IV dhe Kreun V të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, njoftohet se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:

– Aldeina Laska
– Aleks Marku
– Anila Shehu
– Ermal Nufi
– Evis Mamaj
– Mirela Duka
– Rudina Zoto
– Silva Breshani

Testimi me shkrim për këta kandidatë do të zhvillohet më 30.09.2024. Për orën dhe vendin e testimit me shkrim do të njoftoheni përmes komunikimit elektronik. Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së email-it lidhur me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë. Këto ndryshime dhe emërime vazhdojnë të ngjallin dyshime dhe diskutime për ndikimin e Ballukut në administratën publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...