10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Fjalimi i Ramës në KiE/ Tritan Shehu: “Vuçiç detyron Ramën të mos përmendi genocidin serb në Kosovë”

Deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “Aleksandër Vuçiç ka “detyruar” kryeministrin Rama të mos flasë për gjenocidin serb në Kosovë” gjatë fjalimit të mbajtur në Këshillin e Evropës ditën e djeshme.

Sipas tij fjalimi i Ramës “ka dëmtuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka treguar se prioritet i qeverisë tonë janë marrëdhëniet me Serbinë dhe Ballakani i Hapur i Vuçiç”.

Postimi i plotë:
KiE; Vucic “detyron” Ramen te mos permendi genocidin serb ne Kosove!
Nje fjalim i tij aty qe:
1-Demton abrogimin e raportit Martin!
2- Demton antaresimin e plote te Kosoves ne KiE.
Nje fjalim, qe nuk permendi ate qe duhej te ishte kryefjala e tij, genocidin serb ne Kosove, qe per te zbehur ate u fabrikua ai Raport Martin.
Nje fjalim pa asnje kujdes diplomatik, plot me akuza per ate asamble e partneret tane, qe nuk mund te mos krijonte vecse nje reaksion negativ, demtues per Kosoven.
Nje fjalim qe me pasojat e tij, vetem Vucic i shkon per shtat.
Nje fjalim qe eshte ne ecurine e te gjitha qendrimeve te deri tanishme te kesaj Qeverie, qe synojne vetem anatemimin e Perendimit, largimin nga ai e degdisjen ne Lindjen e autokrateve.
Nje fjalim qe tregon se prioritet i Qeverise sone jane maredheniet me Serbine, eshte “Ballkani i hapur” i Vucic!
Pjese e kesaj loje, ndesh me interesat tina eshte dhe qendrimi i deritanishem pasiv i Ministrise sone te Jashteme, misionit tone ne Strasburg, ndaj kerkeses se Kosoves per aderim te plote ne KiE!!
Me keq se kaq nuk mund te veprohet..
(BalkanWeb)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...