Këngëtarja Fjolla Morina ka zgjedhur të reagojë për herë të parë publikisht pas largimit të papritur dhe shumë të komentuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.
Fjolla dha dorëheqjen nga spektakli të hënën, duke vendosur të largohet për shkak të presionit të madh psikologjik që, sipas saj, kishte ndjerë nga disa prej banorëve brenda shtëpisë. Ky largim shkaktoi një zhurmë të madhe në publik dhe në rrjetet sociale, duke ndezur spekulime dhe debate për arsyet reale pas vendimit të saj.
Për t’i dhënë fund heshtjes, këngëtarja publikoi një reagim të veçantë në InstaStory. Ajo ndau një fotografi të pazakontë dhe ironike, ku shfaqet në tualetin e meshkujve, duke improvizuar sikur po urinonte, një imazh që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh provokues dhe i drejtpërdrejtë ndaj situatave të pakëndshme që kishte kaluar brenda shtëpisë.
Në mbishkrimin e fotos, Fjolla shkroi shkurt:
“Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit”.
Ky reagim i saj, me një dozë humori dhe ironie, duket se synon të falënderojë fansat dhe të tregojë se, pavarësisht situatës, ajo ka ruajtur qëndrimin dhe forcën e saj në një moment emocionalisht të vështirë.







