17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Flakë e luftime të ashpra në Kharkiv,godina shtetërore goditet nga 2 raketa

Luftimet janë tepër të ashpra në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje, ku shihet godina e selisë së Mbrojtjes Territoriale në flakë. Raportohet se kjo godinë qeveritare është sulmuar nga dy raketa. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima në këtë pjesë të qytetit. Rusia, ka pasur si objektiv primar të saj Kharkivin dhe sulmet më të ashpra i ka përqendruar në këtë qytet.

Mirëpo është rezistenca e ushtrisë dhe e grupeve vullnetare që po e mbajnë ende të sigurt qytetin nga pushtuesit rusë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kiev. Ushtarët rusë po tentojnë me të gjitha mënyrat për të mësyrë në kryeqytet, por edhe atje, qëndresa e ushtarëve vendas e qytetarëve të rekrutuar me ta, ka bërë që qyteti, deri më tani, veç humbjeve dhe dëmeve, të mos i dorëzohet armikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT