10.5 C
Tiranë
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Flamur Hoxha apelon demokratët: “Partinë nuk mund ta lëmë peng të atyre që e abuzuan, e përdorën si lopë për ta mjelë”

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti demokrat Flamur Hoxha apeloi se demokratët nuk mund ta lënë PD-në në duart e atyre që e përdorën si lopë për ta mjelë.

“Ky kuvend i 18 dhjetorit 2021 i Partisë Demokratike të Shqipërisë është kuvend historik dhe ka për tu shënuar në historinë e kësaj partie dhe në historinë e Shqipërisë.

Është kuvend historik demokratesh sepse sot piketohet pas tri dekadash e ardhmja e mëtejshme e partisë tonë demokratike.

Une e çmoj dhe e dua këtë kuvend si kuvend bashkimi të demokratëve pasi të gjithë demokratët e vendit janë aksionere në PD, janë ortakë të barabartë dhe kjo parti nuk ka pronarë askënd veç anëtarëve të saj.

Se është parti e tillë e njerzve të lirë e të  barabartë, jemi të lidhur me shpirt e me zemër me këtë parti dhe nuk e kemi braktisur asnjëherë.

Partia Demokratike është shtëpi e lirisë, shtëpi e njerzve të lirë, me dinjitet e krenarë.

Partia Demokratike është forca politike më krenare e vendit sepse ajo ka realizuar përmbysje e ndryshime të mëdha në Shqipëri, ka sjellë demokracinë, anëtarësimin në NATO, lëvizjen e lirë, Udhën e kombit, në miqësi të pandërprerë me aleatin e madh strategjik të kombit, Amerikën.

Sot, ky kuvend e kjo parti është në sprova të rënda. Ne jemi në sprovë para vetes, historise, familjeve e fëmijëve tanë. Ne do të shohim nga e ardhmja jo nga e shkuara sepse ne nuk ecim mbrapsht.

Momenti na ka vendose ne prove, zhvillimet na diktojnë të kemi urtësinë e maturinë e duhur që të bëjmë ndryshime në veten tone. Vitet e fundit PD u ndesh me shume kundërshtare që dolën nga radhët e saj dhe ata i bënë shumë dëme e shkaktuan shumë humbje në aleancë me kundërshtarin e përhershëm politik, të majtën shqiptare. Sikur ndodhi një garë rivalësh kush po e dëmton me shume partinë demokratike meqë nuk e sunduan dot dhe as ta zaptonin ate.

Sot ka ardhur një moment kur duhet e kërkohet me shumë besim tek njeri-tjetri, me shumë dashuri. Ne nuk e sosim dot këtë botë e këtë jetë, këtu e gjetëm e këtu do ta lëmë edhe partinë.

Ne emër te demokratëve të Kukesit e te gjithë qarkut Kukës, në emër të gjithë të përndjekurve politikë nga unë vij, në emër të gjithë sipërmarrësve te vendit pjesë e të cilëve jam, do të bëja thirrje, do të shprehja dëshirën më gjithë zemër që të shpëtojmë nga kurthet e kohës, nga përçarja e partisë sepse vetëm partia humbet dhe kundërshtari ynë politik fiton.

Por partinë nuk mund ta lëmë peng të atyre që e abuzuan, e përdorën si lopë për ta mjelë, të atyre që u pasuruan nga pushteti i partisë demokratike dhe e duan vetem nëse kanë apo marrin poste.

Jo, kjo parti se pari është e idealisteve të saj, të cilët janë shpirti i kësaj partie.

Në debatet e kohëve të fundit nuk jam fshehur pas gishtit, nuk kam bere strucin as trimin, por jam pozicionuar me partinë institucion, me partinë demokratike që kanë votuar e ndërtuar demokratët shqiptare dhe do të jem gjithmonë.

Nderim dhe mirënjohje përjetë kontribuesve te PD.

Faleminderit Partisë Demokratike të Shqipërisë

Faleminderit miq!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT