17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Flet 23-vjeçarja që u bë “mollë sherri” në vrasjen e shqiptarit në Mykonos: Ishte një keqkuptim!

“Ishte një keqkuptim. Nuk ishte për mua. Ishte thjesht një keqkuptim”, kjo ka qenë dëshmia e 23-vjeçares greke që dyshohet se u bë shkak i vrasjes së shqiptarit Julian Kosova (Visar Dakramaj), i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë nga një 33-vjeçar grek në ishullin e Mykonos.

Në media u shkruajt se gjithçka ndodhi për një vajzë. 23-vjeçarja ka dëshmuar të gjithë skenën edhe kur 33-vjeçari grek qëlloi mbi Kosovën. Ndërkaq e reja pretendon se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një keqkuptimi.

Edhe pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, vajza ka qenë vetëm në bar dhe më pas ka ardhur një prej djemve.

“Ajo nuk ishte në lidhje me asnjë prej tyre. Ata ishin klientë në lokal. Ata patën një debat në lokal dhe dolën jashtë për t’u sqaruar”, u shpreh ai.

Pasi ka kryer krimin, autori ka lëvizur për mbi 1 orë me armën në makinë. Ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Autoritetet pritet që të verifikojnë edhe nëse ka konsumuar drogë. Mediat sqarojnë se shqiptari jetonte prej vitesh në ishull. Ai njihej atje me emrin “Yannis”. 34-vjeçari kishte blerë një vilë në një prej zonave më të mira të Mykonosit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...