5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fluks i lartë në Kakavijë në fundjavën e parë të gushtit

Fundjava e parë e muajit gusht ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare të Kakavijes, në të dyja drejtimet e kufirit shqiptaro-grek.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë persona dhe 1 700 automjete, kryesisht emigrantë që jetojnë në Greqi dhe kthehen për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.
Në të njëjtën kohë, 3 500 persona dhe 1 300 automjete kanë udhëtuar drejt Greqisë, shumica prej tyre shtetas shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në vendin fqinj.

Masa për përballimin e fluksit

Për shkak të fluksit të lartë, autoritetet shqiptare kanë hapur 4 sportele për hyrje dhe 3 për dalje, ndërsa pala greke ka shtuar gjithashtu sportelet për kontrollin e dokumenteve.

Megjithatë, edhe pse janë marrë masa shtesë, e shtuna është shoqëruar me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të fluksit të shtuar të udhëtarëve dhe mjeteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...