5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fluks i lartë në Qafë-Thanë në fundjavën e parë të gushtit

Fundjava e parë e gushtit ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes në pikat kufitare të Kakavijes dhe Qafë-Thanës, ku mijëra emigrantë dhe turistë hyjnë në territorin shqiptar për pushime verore.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në pikën e Kakavijes vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë persona dhe 1 700 automjete, ndërsa 3 500 persona dhe 1 300 automjete kanë udhëtuar drejt Greqisë. Shumica e udhëtarëve janë emigrantë që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet, por edhe turistë grekë që vizitojnë bregdetin shqiptar.

Për të përballuar fluksin, janë hapur 4 sportele për udhëtarët dhe një sportel i dedikuar për kamionët, por pavarësisht kësaj nuk kanë munguar radhët dhe vonesat.

Ndërkohë, fluks i lartë udhëtarësh është shënuar edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.
Shumica e tyre udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare për të kaluar pushimet verore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...