8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Fluks vizitorësh në Dardhë për Krishtlindjet/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm: “Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende”

Policia Rrugore e Korçës ka njoftuar të gjithë qytetarët se në datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë.

Policia Rrugore Korçë, apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve dhe të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe pajisje dimërore.

Njoftimi i Policisë

Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i mjeteve motorike, të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, nga fakti që nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve për mjetet e tipit autobus, si edhe nga vështirësitë e hasura në shkëmbimin e mjeteve, njoftojmë të gjithë qytetarët, bizneset e fshatit turistik Dardhë dhe drejtuesit e mjeteve, se për datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë.

Sqarojmë se nga vendndodhja e lartpërmendur, deri në destinacione të tjera të këtij fshati turistik, qarkullimi mund të kryhet vetëm me automjete me kapacitet deri në 8+1.

Shërbimet e policisë rrugore, do të jenë në gatishmëri të plotë dhe prezente nëpër akset rrugore, për të qenë pranë qytetarëve duke orientuar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve, për të parandaluar çdo bllokim të mundshëm të trafikut ose ngjarje rrugore.

Policia Rrugore Korçë, apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve dhe të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe pajisje dimërore.

Duke ju uruar gëzuar festat e fundvitit, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në portalin Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, çdo paligjshmëri.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...