13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Flutura Açka publikon bisedën e politikanit italian në Dubai: “Këtu e kemi projektin e radhës, mbi gjirin e Durrësit”

Deputetja e PD, Flutura Açka ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale, të një bisede mes një politikani italian në Dubai dhe një “dinjitari dubajez” i cili i ka treguar se projekti i tyre i radhës do të jetë pikërisht në Durrës, për Portin e Jahteve.

“Këtu e kemi projektin e radhës, – tha dinjitari dubajez dhe shtriu gishtin mbi gjirin e Durrësit, këtu do të bëjmë portin më luksoz të ish-perandorive. Luksi është perandoria e re.

– Në mare nostrum*? – klithi politikani italian.
– Nuk e di si i thoni ju, në kontratë shkruhet Durrës.
Politikani italian vuri duar në kokë. Sa shekuj ishte përpjekur atdheu i tij ta bënte të vetin atë gji, dhe nuk ia kushte dalë. Çfarë nuk i erdhën në mend, por nuk ishte vendi t’ia rrëfente këtij dinjitari më paralli se ai këtë histori kombesh. Por pati edhe një kureshtje të fundit.
– Po si ia dolët t’i bindni?
– E thjeshtë fare, i bekuam “te vendi që s’thuhet”. Dhe e kishin pasur të thellë, mezi ngopej, por ia dolēm. U zumë keq me vite, por u mirëkuptuam.
– Po pse ne nuk ua dolëm dot?
– Ju keni Bistecca alla Fiorentina, por ne kemi Bistecchi di Nustreti. Kushtojnë më shumë, shumë më shumë…”, shkruan ndër të tjera Açka.
POSTIMI I PLOTE

Nga Dubai në Durrës

Rrëfim i një politikani italian n’dashni me Shqipëri

Një politikan i lartë italian, i spektrit të djathtë, i njohur për jetën e tij luksoze dhe marrëzitë e shpeshta duke hyrë e dalë nga politika italiane në tridhjetë vitet e fundit, vendosi të vizitojë Dubain.

Muzgu e zuri në një kat të lartëm të një prej ndërtesave më të larta, tek rehatohej në ndenjëset luksoze përballë murdritës ku po argëtohej me dinjitarët e qytetit të ndërtuar në ajër.

Befas, tek shihte dritaret e errëta të ngrehinave përballë, vërejti se ato u ndezën menjëherë, si me urdhër, në të njëjtën kohë. Bëri një gjest të dukshëm habie, por nuk e çoi deri në fund.

– Çfarë ndodhi? – pyeti i hutuar.
– Po ja, – tha dinjitari dubajez, i cili edhe vetë habitej shpesh me pasurimin e tij të përbindshëm, – e sheh këtë butonin këtu? E shtypa dhe u ndezën. Unë e kontrolloj këtë qytet, paratë e mia janë shteti, ajri, bursa, mileti. A t’i shuaj për ty?
– Jo, e kam frikë errësirën.

Dinjitari i bëri shenjë një shërbëtori aty dhe tjetri shtriu fët e fët një hartë të Mesdheut. Politikani i lartë italian u përkul të shihte dhe i ndali sytë te forma prej çizmeje e atdheut të tij.

– Këtu e kemi projektin e radhës, – tha dinjitari dubajez dhe shtriu gushtin mbi gjirin e Durrësit, këtu do të bëjmë portin më luksoz të ish-perandorive. Luksi është perandoria e re.
– Në mare nostrum? – klithi politikani italian.
– Nuk e di si i thoni ju, në kontratë shkruhet Durrës.

Politikani italian vuri duar në kokë. Sa shekuj ishte përpjekur atdheu i tij ta bënte të vetin atë gji, dhe nuk ia kushte dalë. Çfarë nuk i erdhën në mend, por nuk ishte vendi t’ia rrëfente këtij dinjitari më paralli se ai këtë histori kombesh. Por pati edhe një kureshtje të fundit.

– Po si ia dolët t’i bindni?
– E thjeshtë fare, i bekuam “te vendi që s’thuhet”. Dhe e kishin pasur të thellë, mezi ngopej, por ia dolēm. U zumë keq me vite, por u mirëkuptuam.
– Po pse ne nuk ua dolëm dot?
– Ju keni Bistecca alla Fiorentina, por ne kemi Bistecchi di Nustreti. Kushtojnë më shumë, shumë më shumë…

“O Zot!” thirri pa zë italiani i tronditur dhe përfytyroi tisin që do të mbulonte ngadalë Durrësin, bashkē me antikitetin e tij në vendin e politikanëve të shkollës së ”imbelice”-ve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT