15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“FMN jep alarmin për ekonominë”/ Vasili: “Qeveria e kapur nga kriminalizimi dhe pastrimi i parave po çon ekonominë në greminë”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili  është shprehur se koncesionet, sistemi i taksave, çmimet dhe emigracioni është duke e çuar vendin në greminë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se FMN është duke dhënë alarmin për ekonominë, teksa ka shtuar se qervia-oligarke nën moton “pas nesh u befte qameti” është duke rrënuar.

Më tej ai ka shkruar se shefja e Misionit të FMN, Yan Sun ka deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar nga PPP-të.

Postimi: 

Koncesionet, sistemi taksave, çmimet dhe emigracioni po çojne ekonomine ne gremine!
FMN realisht jep alamin per ekonomine dhe shefja e saj ne Shqiperi ka folur shume qarte.
Qeveria e kapur nga korrupsioni pandemik shkaterrimtar, kriminalizimi dhe pastrimi i parave po çon ekonomine ne gremine.
Qeveria me moton “pas nesh u befte qameti” po rrenon çdo parameter ekonomik duke shkaterruar ekonomine me koncesionet, sistemin e taksave korruptiv dhe gjobaxhi, me emigracionin dhe varferimin galopant te vendit per shkak te çmimeve te larta peng i monopoleve te dyshes qeveri- oligarki.
Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, YAN SUN thote ne menyre shterruese se:
PPP:
🟥“Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale”.
🟥“Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit”.
TAKSAT:
🟥“Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”.
🟥“Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit”.
EMIGRACIONI:
🟥“Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike”.
ÇMIMET:
🟥“rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...