10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Forbes: Ja 20 sportistët më të paguar në botë për vitin 2022

Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, ka kryesuar listën e sportistëve më të paguar të Forbes për vitin 2022, pas një viti tjetër fantastik në karrierën e tij.

Superylli argjentinas fitoi më shumë se një numër yjesh sportivë, përfshirë rivalin e tij të përbetuar, Cristiano Ronaldon.

Çuditërisht, në top 20 të listës dominuan sportistët që luajnë në Shtetet e Bashkuara, me shtatë nga ata 20 që luajnë basketboll, raporton KosovaPress.

Por vetëm një grua shfaqet në listë, pavarësisht se është një tjetër vit i jashtëzakonshëm për sportin e grave. Ikona japoneze Naomi Osaka ka linjën e saj të kujdesit të lëkurës dhe një sërë sponsorësh të tjerë, por ajo ende gjen kohë për të pasur një karrierë të shkëlqyer në fushën e tenisit.

Sportistët jo vetëm që fitojnë para nga sporti i tyre, por ata zakonisht fitojnë shumë prej tyre përmes marrëveshjeve dhe sponsorëve.

LeBron James, Kevin Durant dhe Stephen Curry zotërojnë kompanitë e tyre mediatike, ndërsa shtatë herë kampioni i Super Bowl, Tom Brady, ka bashkëpunuar me një kriptovalutë dhe gjithashtu ka lëshuar një platformë të tijën “NFT”.

Messi pranoi një ulje page për t’iu bashkuar PSG-së nga Barcelona në vitin 2021, por një sponsorizim i madh e mbajti atë përpara të tjerëve këtë vit, pasi fitoi 130 milionë dollarë (121 milionë euro).

Kjo ishte pak përpara LeBron James të LA Lakers, puna e të cilit jashtë fushës është ndoshta më mbresëlënëse sesa puna e tij në fushë. Ai merr 121.2 milionë dollarë (113 milionë euro), që është 6.2 milionë dollarë (5.8 milionë euro) më shumë se superylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Marka e tij CR7 dhe marrëveshjet e tij të sponsorizimit me shumë kompani masive si Nike dhe Herbalife e mbajnë atë në fillimin e listës.

Pjesa tjetër e top 20-tës përmban emra befasues, por edhe emra që mendoni se duhet të jenë më lartë në renditje.

Më poshtë mund ta gjeni listën e sportistëve, sportistët si dhe shumën të cilën ata përfituan brenda këtij viti.

Lionel Messi – Futboll – 130 milionë dollarë (121.63 milionë euro)
LeBron James – Basketboll – 121.2 milionë dollarë (113.39 milionë euro)
Cristiano Ronaldo – Futboll – 115 milionë dollarë (107.59 milionë euro)
Neymar – Futboll – 95 milionë dollarë (88,88 milionë euro)
Stephen Curry – Basketboll – 92.8 milionë dollarë (86.82 milionë euro)
Kevin Durant – Basketboll – 92.1 milionë dollarë (86.17 milionë euro)
Roger Federer – Tenis – 90.7 milionë dollarë (84.86 milionë euro)
Canelo Alvarez – Boks – 90 milionë dollarë (84.20 milionë euro)
Tom Brady – Futboll Amerikan – 83.9 milionë dollarë (78.50 milionë euro)
Giannis Antetokounmpo – Basketboll – 80.9 milionë dollarë (75.69 milionë euro)
Russell Westbrook – Basketboll – 79.2 milionë dollarë (74.10 milionë euro)
James Harden – Basketboll – 74.4 milionë dollarë (69.61 milionë euro)
Matthew Stafford – Futboll Amerikan – 72.3 milionë dollarë (67.64 milionë euro)
Aaron Rodgers – Futboll Amerikan – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)
Tiger Woods – Golf – 68 milionë dollarë (63.62 milionë euro)
Josh Allen – Futboll Amerikan – 67 milionë dollarë (62.69 milionë euro)
Lewis Hamilton – Motoçiklist – 65 milionë dollarë (60.81 milionë euro)
Tyson Fury – Boks – 62 milionë dollarë (58.01 milionë euro)
Naomi Osaka – Tenis – 59.2 milionë dollarë (55.39 milionë euro)
Damian Lillard – Basketboll – 57.4 milionë dollarë (53.70 milionë euro)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...