Të paktën një civil është vrarë dhe dy janë plagosur pas një sulmi rus në fshatin Tsyrkuny. Sulmet nga forcat ruse në Ukrainë vijojnë dhe këtë herë është prekur rajoni i Kharkiv.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i zonës Oleh Syniehubov, i cili tha se mjekët ishin në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë të plagosurve.
Mësohet se nga sulmet është goditur dhe një ndërtesë banimi.