Shqipëria u konfrontua me një zhgënjim të madh në sfidën miqësore kundër Kilit, pasi forma e kuqezinjve ishte larg performancave të sfidave eleminatore.
Sylvinho bëri disa ndryshime në formacion, duke sjellë vetëm rikthimin e Rej Manaj në qendër të sulmit.
Performanca e lojtarëve, vlerësuar edhe nga Sofascore, ishte nën pritshmëritë. Asnjë prej kuqezinjve nuk arriti të kalonte notën 7, ndërsa Kristjan Asllani dhe Jasir Asani u vlerësuan me 6.9 për paraqitjen më të mirë.
Thoma Strakosha u dallua për golat e pësuar, ndërsa Elseid Hysaj, në rolin e mbrojtësit të djathtë, pati një performancë të vështirë.
Në takimin e ardhshëm, Shqipëria do të përballet me Suedinë në Stokholm për një sfidë miqësore të re.