10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Forumi i Sigurisë në Varshavë/ Bauer: ‘Industria ushtarake të rrisë prodhimin e municioneve për vendet e NATO’

Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak të luftës në Ukrainë municioneve “po u vjen fundi”, tha të martën kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.

NATO ka ushtruar trysni për nxitje të prodhimit në fushën e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat në rritje për armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo sepse vendet aleate jo vetëm që po nxitojnë të furnizojnë Kievin, por gjithashtu po kërkojnë të mbushin depot e tyre.

Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë, admiral Bauer tha se megjithëse buxhetet për mbrotjen janë rritur vite përpara luftës, industria nuk kishte rritur kapacitetin e prodhimit.

Kjo ka çuar në çmime më të larta që para luftës. Dhe kjo në fakt është përkeqësuar nga fakti që ne tani i japim Ukrainës sisteme të mbrojtjes e municione, çka është një gjë shumë e mirë, por duke mos i patur depot plot“, tha ai.

Admirali Bauer shtoi se është e nevojshme që industria ushtarake të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë dhe se vendet e NATO-s kanë nevojë për vëllime të mëdha.

Muajin e kaluar admirali Bauer paralajmëroi se një rritje drastike e çmimit të municioneve, nënkupton se shpenzimet më të larta për mbrojtjen nga vendet aleate, nuk janë përkthyer automatikisht në siguri më të madhe. Ai bëri thirrje për më shumë investime private në kompanitë e mbrojtjes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...