Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, jo për dinamikat e lojës, por për pamjen e saj të jashtme.
Në internet po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit të dukshëm krahasuar me imazhin aktual që ajo shfaq në ekran. Në foton që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur për shumë përdorues, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime të zjarrta.
Komentuesit kanë vënë re ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe në strukturën e përgjithshme të fytyrës, duke aluduar për ndërhyrje estetike që, sipas tyre, kanë transformuar ndjeshëm pamjen e saj origjinale. Imazhi i kuruar që Ina prezanton sot është krahasuar gjerësisht me foton e vjetër, çka ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.
Deri më tani, vetë Ina nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet. Megjithatë, diskutimi mbi ndryshimin e saj fizik është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditës mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.






