Detajet zbardhen pas grabitjes së tmerrshme në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë iu futën në banesë 73-vjeçarit dhe e goditën 10 herë me thikë.
Autorët, Klodjan Saliaj (25 vjeç) dhe bashkëpunëtori i tij (18 vjeç), u lokalizuan nga policia përmes mbetjeve të ushqimeve dhe një kanaçeje të përdorur.
73-vjeçari lufton për jetën në Spitalin Universitar të Janinës, ndërsa familjarët përjetojnë ankth të madh.
Sulmuesi 25-vjeçar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë fatkeqin, pasi fillimisht i ka kërkuar para.
Autorët u arrestuan, por familjarët e 73-vjeçarit po përjetojnë momente dramatike ankthi për shkak të kritikës së situatës së tij. “48 orët e ardhshme janë shumë kritike”, tha nipi i 73-vjeçarit për Mega.
Autorët janë arrestuar pas një ndjekjeje të shpejtë nga autoritetet.