8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Foto/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë në Elbasan, identifikohen personat në makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan ku një person ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve, aksudenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisē Administrative Labinot Fushë , 20 km larg qytetit te Elbasanit. Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Besnik Samurri është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Misir Maloku, gruaja dhe djali i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën .
Njoftimi i policise:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...