Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit të Marokut, Rabat, për të pritur kombëtaren e tyre e cila fitoi vendin e katërt në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Qytetarët e grumbulluar me flamuj të Marokut, me këngë dhe me duartrokitje pritën lojtarët e kombëtares së tyre.
Festa kulmoi kur në rrugë parakaloi autobusi me lojtarët dhe stafin teknik të kombëtares marokene.
Kombëtarja e Marokut në ndeshjen për vendin e tretë u mposht nga Kroacia e cila fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1.