8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Franca kufizon përfitimet e ish-kryeministrave: makina dhe shofer vetëm për 10 vjet

Gazeta zyrtare e qeverisë franceze ka publikuar një dekret të ri, që kufizon përfitimet e ish-kryeministrave. Sipas tij, makina e shërbimit dhe shoferi do t’u jepen vetëm për dhjetë vjet pas largimit nga detyra, edhe për ata që kanë lënë detyrën më shumë se 10 vjet më parë.

Kufizimi vjen pas deklaratave të kryeministrit të ri, Sebastien Lecornu:

“Është e arsyeshme që Republika të mbrojë individët që përballen me kërcënime, por nuk është e pranueshme që përfitimet të jenë të përjetshme për një pozicion të përkohshëm. Mbrojtja policore tani do t’u jepet ish-kryeministrave dhe ministrave të brendshëm vetëm për një periudhë të kufizuar dhe do të zgjatet bazuar në nivelin e rrezikut.”

Dekreti prek të gjitha përfitimet e tjera që më parë ofroheshin për gjithë jetën e ish-kryeministrave, duke i bërë ato të vlefshme vetëm për një periudhë të kufizuar.

Konteksti politik dhe buxhetor:

Vendimi vjen në një kohë tensioni politik në Francë, pas rrëzimit të ish-kryeministrit Francois Bayrou nga vota e besimit më 8 shtator.

Bayrou po përpiqej të miratonte një plan kursimi prej 44 miliardë eurosh për vitin 2026, për të ulur borxhin publik që tani arrin 113% të PBB-së

Deshtimi i marrëveshjes mbi buxhetin e vitit 2025 çoi në rrëzimin e qeverisë së Michel Barnierit, duke reflektuar tensionet mes partive të majta dhe të djathta.

Ky dekret konsiderohet pjesë e përpjekjeve të qeverisë së re për të pakësuar shpenzimet publike dhe për të vendosur një rregull më të drejtë për ish-policitikat e larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...