10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Fredi Alizoti dëshmimtari kyc i dosjes “Babale”, u rrah barbarisht nga Behar Bajri si u implikua me Fatmir Xhafën

Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i dosjes “Babale”, që përmes rrëfimit të tij përmbysi çështjen duke e shndërruar në një skandal të fabrikuar, ka pësuar një rrahje brutale nga Behar Bajri dhe anëtarët e grupit të tij. Alizoti kishte pranuar në prokurori se përgjimi që implikonte Agron Xhafajn ishte një mashtrim i përgatitur nga ai dhe Albert Veliu, i njohur si “Babale”. Dëshmia e tij jo vetëm që pastroi figurën e Agron Xhafajt, por u bë prova kryesore për dënimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, si dhe të Albert Veliut dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Dobraç” të Shkodrës, më 3 korrik 2020, kur Alizoti kishte shkuar në qytetin verior dhe kishte kërkuar të takonte Behar Bajrin. Bajri, që sapo kishte lënë qelinë e paraburgimit pas një vendimi të gjyqtarit Sokol Shehu, ishte në shtëpi dhe kishte rritur masat e sigurisë për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm. Alizoti, i cili depërtoi në lagje, u kap nga anëtarët e grupit dhe u dhunua brutalisht deri në atë pikë sa nuk mundi të kontrollonte urinën.

Detajet e dhunës dolën nga biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka. Sipas bisedave, Bajri nuk e njihte fillimisht Alizotin, por Pëllumbi e informoi se ai ishte dëshmitari që kishte spiunuar vëllain e Agron Xhafajt në çështjen “Babale”. Bajri, i vendosur për të vepruar, e rrahu Alizotin dhe më pas e dorëzoi tek autoritetet.

Dhuna fizike e kryer në grup ishte një specialitet i grupit të Behar Bajrit në Shkodër. Një fakt i tillë del gjatë dy bisedave që Behar Bajri zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku mes komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “Sky” të datës 3 korrik 2020, Behari i thotë Pëllumbit:

…a e njeh këtë se nuk e njoh unë, se më thotë veç kam ardhur me të taku për nji Alizoti… Fred Alizoti, qa ky…? Pyet njëherë…”.

Dhe Pëllumbi ia kthen si më poshtë vijon: “…prit të pyes…”.

Por Behari vijon t’i shkruajë Pëllumbit duke i thënë se nëse ka ndonjë kush ndonjë gjë me këtë ta humbi kundi krejt, nëse e ka aty në “Dobraç”.

“…pyet i her, a ka kush najgja ta hupi krejt. Nëse asht najgja, se e kam këtu kurvën…”-i thotë Behari, Pëllumbit.

Por ky i fundit ia kthen: “…është Fierak, është mashtrues, ai që spiunoi…prit pak, është ai që spiunoi vëllain e Xhafës”.

Behari: “…aaaa po…nëse ka najgja e hupi krejt, nej shok a kujt që i intereson, por pyet njëherë…”.

Pëllumbi: “…Prit se po pyes at shokun tem at qerosin, po pate mundësi mja ban një foto…?”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen Pëllumbit duke i shkruar: “…Po Fred Alizoti, a ka ken në burg…?”

Por në këtë moment Pëllumb Gjoka i dërgon në “Sky” një foto të Fredi Alizotit, kur ka dalë para gjykatës së Tiranës për masën e sigurimit “arrest në burg” në dosjen “Babalja”, duke i shkruar Beharit si më poshtë:

“…asht mashtrues, po përcille…s’ka ça të duhet e mos fol asgja me atë. Është njeri kot komplet, nuk ja vlen për asgja…”.

Behari i thotë: “…i bani komplet pantadhonat shurr ky kurv, e nisi të shurrum…”.

Pëllumbi ia kthen: “…asht legen edhe mund ta fusin kundërshtarët për 500 mijë lek dhe policia…”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...