14.5 C
Tiranë
Friday, October 18, 2024
spot_img

‘Fredi Beleri është në burg se fitoi’, shprehet ish anëtai i këshillit të PD

Ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli, ka zbuluar në një emision televiziv se kryeministri Edi Rama i ka ofruar Fredi Belerit të kandidonte për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Megjithatë, sipas Dhulit, Beleri refuzoi ofertën për shkak të historisë së tij familjare. Dhuli gjithashtu tha se Rama kishte kërkuar dorëheqjen e Belerit, por ai refuzoi duke thënë se nuk do të japë dorëheqje. Dhuli shton se Beleri aktualisht është në burg për shkak të fitores së tij dhe nëse do të ishte humbës, Rama nuk do të kishte interes për të.

E para Himara nuk është çështje shqiptaro-greke. 18 fshtra nuk flasin fare greqisht. Nëse bashkia ka 21 fshatra, 18 nuk flasin greqisht, janë vetëm tre fshatra që flasin dy gjuhë. Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke

Është çështje mes qeverisë dhe opozitës. Problemi nuk është Fredi Beleri, që Edi Rama e ka kërkuar si kandidat përpara se të kandidonte, e ka pyetur Edi Rama në kryeministri dhe ai ka shkuar i shoqëruar me disa qytetarë të tjerë. Ai i ka thënë jo për shkak të historisë së tij familjare. E dyta, Rama i ka kërkuar dorëheqjen Belerit dhe ai ka thënë ‘unë vdes këtu dhe dorëheqjen nuk e jap’.Fredi Beleri është në burg se fitoi. Nëse do të ishte humbës as Edi Rama nuk do ishte marr me të”, u shpreh Dhuli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT