5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Frika nga një video intime çoi në 30 goditje me thikë dhe flakë mbi viktimën” – Zbulohet Krim makabër në Milano

Një ngjarje e tronditshme ka tronditur qytetin e Sesto San Giovanni, pranë Milanos. Hayati Aroyo, 62-vjeçar me origjinë turko-italiane dhe kunat i bosit të njohur të mafias turke, Huseyin Sarai, u gjet i karbonizuar më 23 korrik në apartamentin e tij.

Hetuesit italianë zbuluan detaje makabre të krimit: tre persona, një çift dhe një shqiptar, e planifikuan gjithçka me ftohtësi. “Kisha frikë se mos ndjeja mëshirë, por jo. Shikoja vetëm për të kuptuar nëse do të ndjeja diçka, por më kot, nuk ndjeva asgjë”, shkruante gruaja e përfshirë në bisedat e sekuestruara nga telefoni i shqiptarit.

Sipas hetimeve, gruaja hyri e para në banesë duke lënë derën hapur për shqiptarin, i cili e goditi Aroyon me thikë rreth 30 herë. Më pas, trupi i pajetë u vendos mbi krevat, u spërkat me zbardhues dhe iu vu flaka për të zhdukur provat.

Hetuesit theksuan se krimi nuk kishte lidhje me aktivitetet mafioze të familjes, por motivin e kishin një video intime që dyshohet se viktima mund të shpërndante. Pas krimit, autoret tentuan të përdornin kartat e kreditit të Aroyos dhe të merrnin pajisje elektronike nga apartamenti, duke shtuar tensionin dhe kompleksitetin e hetimit.

Policia italiane nën drejtimin e Prokurorisë së Monzës arrestoi tre të dyshuarit: një burrë 38-vjeçar, bashkëshorten 36-vjeçare dhe një 33-vjeçar shqiptar. Të tre akuzohen për vrasje me paramendim, grabitje, zjarrvënie dhe shkatërrim kufome.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe riktheu kujtesën e peripecive mafioze, por me një motiv personal që nxjerr në pah ftohtësinë dhe brutalitetin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...