17.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

“Frikacaku 0900 me tel në dorë” – Noka reagon pasi gardisti vendoset pranë tavolinës së Ballës në Kuvend

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur mes tensioneve politike, ndërsa një detaj i pazakontë është vënë re në sallë. Pranë tavolinës ku qëndron kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është vendosur një efektiv i Gardës së Republikës.

Kjo masë mbrojtëse vjen pas përplasjes fizike që ndodhi disa ditë më parë në Kuvend mes Ballës dhe deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Incidenti ndodhi pas deklaratave të Ballës për deputeten Albana Vokshi, kur ai u shpreh: “për ty kemi numrin 0900”.

Pas këtij episodi, Bardhi dhe Balliu u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit nga Komisioni i Etikës.

Vendosja e gardistit pranë tavolinës së Ballës ka shkaktuar reagime nga opozita. Deputeti demokrat Flamur Noka i është drejtuar kryetarit të Kuvendit gjatë seancës për të kërkuar shpjegime se përse është marrë një masë e tillë sigurie.

Ndërkohë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka e ka kritikuar ashpër këtë vendim.
“E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë ka thyer rekordin e përshtirësisë”, shkruan ai në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...