15.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Frredom House/ Demokracia Shqiptare: Sfidat dhe angazhimi për luftën kundër korrupsionit

Organizata Freedom House ka publikuar raportin për vitin 2024, në të cilin evidentohet se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, sidomos gjatë zgjedhjeve vendore 2023, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet. Raporti “Vendet në Tranzicion: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë”, është ndalur gjerësisht në luftën kundër korrupsionit dhe rezultatet që po jep SPAK, por gjithsesi ky fenomen mbetet ende shqetësues.

“SPAK-u gradualisht përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023″, thuhet në raport.

Në raport evidentohen edhe hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion në aferën ‘Partizani’. Freedom House thekson se pasi Berisha u vendos në arrest shtëpie, grupi mbështetës i tij, u kthye i dhunshëm dhe ka bërë përpjekje për destabilizimin e vendit. Kujtojmë këtu seancat e kaosit prej 5 muajsh në Kuvend.“Që nga tetori, fraksioni i Partisë Demokratike të Berishës është shndërruar në një grup të dhunshëm që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë lajmin e arrestimit të tij të mirëpritur për shumëkënd”, shkruhet në raport.

Demokracia shqiptare vijon të mbetet me përcaktimin ‘hibride’ nga raporti amerikan i ‘Freedom House’ për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj SPAK që janë rritur në veçanti pas arrestimit të ish Kryeministrit Berisha dhe ngritjes së akuzave ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. Kështu evidenton qartë Freedom House, teksa nënvizon se sulmi ndaj SPAK është bërë i organizuar me deklarata politike, media dhe fushata dezinformimi.

“Pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut”, thuhet në raport.

Këto përpjekje të shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, sipas ‘Freedom House’, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre. Kujtojmë fushatën e sulmeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e fermerëve grekë: Aksi Kakavijë–Janinë do të bllokohet sot nga ora 14:00 deri...

0
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë, njofton Policia Kufitare e Kakavijës....

Halla e Shpat Kasapit flet për herë të parë pas humbjes: “Ai kërkoi bashkëpunime,...

0
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, halla e tij ka folur për herë të parë, duke ndarë...

Tragjedi në regbi: Vdes 23-vjeçari Adam Hegarty pas festës së ditëlindjes

0
Adam Hegarty, lojtar i ekipit të dytë të City of Armagh Rugby Club, humbi jetën në moshën 23-vjeçare gjatë festimeve të ditëlindjes së tij...

E rëndë në Vlorë: 74-vjeçari humb jetën pasi bie nga tarraca e pallatit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka humbur jetën aksidentalisht pas një rënieje nga lartësia. Sipas njoftimit të...

Kuvendi në një nga seancat më të ngarkuara të vitit: Interpelanca, paketa fiskale 2026...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë maratonë, ku në rend dite janë përfshirë dy interpelanca të rëndësishme, projektligjet kryesore të paketës fiskale dhe...