Një furgon ka marrë flakë teksa ishte duke qarkulluar në aksin nacional Krahës-Mallakastër, 15 minuta më parë, në afërsi të fshatit Krahës 1, Bashkia Memaliaj. Furgoni me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA278LL, i cili po udhëtonte drejt jugut dhe ishte ngarkuar me mallra, u përfshi papritur nga flakët.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur urgjentisht në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkaku kryesor është një defekt në rrjetin elektrik të furgonit. Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.